Categories Showbiz

Kush ishte Hysni Qestaj, DJ shqiptar që humbi jetën në Itali!

Hysni Qestaj, DJ humbi jetën të dielën e Pashkëve në një aksident rrugor, teksa po udhëtonte me Ferrari së bashku me një vajzë. Të dy humbën jetën në aksident, pasi u përplasën në mënyrë fatale në rrugën Torino-Aosta, Itali.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës që udhëtonte me 40-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e tyre përkatësisht 11 dhe 14 vjeç. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe vëllai i viktimës, Agim Qestaj.

“Është e vështirë që ta përshkruaj këtë njeri të madh dhe pozitiv me fjalë, por nëse do të zgjidhja një fjalë do të thoja që ai ishte personi më i dashur që kam njohur”, shprehet ai.

Ishte ai që konfirmoi se vëllai tjetër, me banim në Itali ishte thirrur dje nga policia rrugore për të identifikuar trupin. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar analizën e ADN-së për eshtrat e dy viktimave.

Ndërkohë për ndarjen nga jeta të 40-vjeçarit ka reaguar edhe Komuna e Junikut, ku u rrit Qestaj.

“Mëngjesi i ditës së sotme ishte i rëndë për Junikun. Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë. Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit. I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, shkruhej në rrjetet sociale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME