Categories Lajme

Kush ishte ‘Mushka’ në gjuhën e koduar të trafikantëve të drogës/ Episodi i parë i trafikut me vlerë 200 mijë euro

Report Tv ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që çoi në shkatërrimin e bandës të trafikut të drogës Shqipëri-Itali, me 3 bosa shqiptarë, dhe që qëndrën e kishte në Durrës. Dosja e plotë prej 120 faqesh ka të gjitha detajet dhe komunikimet që janë përftuar përmes përgjimeve, të cilat janë paraqitura si prova dhe fundosin anëtarët e grupit kriminal.  Në dosje thuhet se ky procedim penal është hetuar në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore me autoritete italiane dhe janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga autoritet e drejtësisë të të dyja vendeve.Pjesa e parë e dosjes flet për episodën e parë: Furnizimet me lëndë narkotike a favor të shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi, nga shtetasit Alfred Luli dhe Gjergji Luli.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv thuhet se nga veprimet hetimore të kryera është provuar Alfred Luli dhe Gjergji Luli kenë transferuar, shitur dhe tregtuar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, që llogaritet në masën rreth 10 kilogramë, që i korespondon një vlerë prej rreth 200,000 Euro.

Kjo sasi lende narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe iu është shpërndarë më pas klientëve të tyre. Këto veprime janë kryer në Bergamo, në periudhën midis marsit dhe nëntorit të vitit 2016. Po kështu, është provuar se shtetasit Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe tregtuar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lende narkotike të llojit kokainë, në masën 2 kilogramë. Kjo sasi lënde narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe është sekuestruar në Bergamo, në datën 25 janar 2017.

Më pas në dosje bëhen të ditura episode të pikasjes ku këta persona janë kapur duke shitur drogë. Në një moment Alfred Luli u kap dhe arrestua në flagrancë dhe njëkohësisht u krye kontrolli i banesës së tij në Osio Sopra, në Bergamo, në të cilën u gjetën dhe sekuestruar një sasi lende narkotike e llojit kokainë rreth 6 kg e ndarë në tre qese, si dhe një sasi prej 83,7 kg hashash dhe 42,5 kg lëndë narkotike marijuanë. Në këtë banesë janë gjetur edhe pajisje për to paketuar dhe mbyllur me nxehtësi qese me vakum si dhe disa flakonë me aceton.

Nga veprimet hetimore të mëtejshme të kryera nga Prokuroria e Bergamos u mblodhën prova se Alfred Luli, kryente prej vitesh aktivitetin e trafikimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim me vëllain e tij Gjergj Luli dhe me shtetasin Saimir Prenga. Në banesën e shtetasit Alfred Luli u gjetën dhe sekuestruan pesë fletore dhe fletë të shkruara me dorë, me sasi dhe emra dhe llogari të aktivitetit të shitjes së drogës. Nga ekzaminimi i këtij dokumentacioni a konstatues se bëhej fjalë për një kontabilitet të pjesshëm që lidhej me periudhën korrik 2015-shkurt 2017. Ne to përdorej gjuhë e koduar, me simbole dhe fjalë që tregonin sasitë dhe llojin e lëndës narkotike.

Nga analizimi i provave të mbledhura është bërë e mundur rindërtimi i një xhiroje të madhe parash që buronte nga tregtimi i drogës.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe disa fletore, ku është gjetur i shënuar klienti me emrin “Renato”, i identifikuar si Renato Zefi. Në fletore janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 07 mars 2016 deri në 29 mars 2016.

Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar, nga e cila megjithatë u arrit të deshifroheshin disa simbole dhe disa fjalë që tregonte sasitë dhe llojin e drogës. Për më tepër, analiza e korrespondencës së sipërpërmendur bëri të mundur identifikimin e një pjese të marrësve të drogës. Më poshtë është lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura në “kontabilitet” të referuara në mënyrë të përsëritur:

Simbolet e përdorura nga krimi

Simboli “S” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë me origjinë nga Spanja;

Simboli “A” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria;

simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë; fjala “tym” ose “çokollatë” tregon substancën narkotike të llojit hashash;

fjala “copë” përdoret për të treguar 1 gram; fjala “pako” përdoret për të treguar 1 kilogram;

fjala “lek” (monedhë shqiptare) përdoret për të treguar monedhën në euro;

fjala “mushka” përdoret për të treguar “korrierin” i ngarkuar për transportin e drogës ose parave.

Nga analizimi i fletoreve dhe llogaritjet e kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se për periudhën 07.03.2016 deri në 24.01.2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga shtetasit Alfred Luli dhe Gergji Luli në total sasia prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që i korespondon një vlere monetare prej mbi 200,000 Euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME