Categories Lajme

Kush ishte “preja”? Po planifikonin vjedhje me armë, në kërkim 3 persona në Lushnjë

3 persona që po planifikonin një vjedhje me armë në Lushnje, janë shpallur në kërkim. Ata po qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara dhe kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, forcat e policisë ka lokalizuar automjetin e dyshuar tip “Benz” dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i  automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Pasi policia i është vënë në ndjekje, për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit e kanë braktisur automjetin dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak. Pas hetimeve të kryera u arrit identifikimi i tre shtetasve me iniciale R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe u shpallën në kërkim për për veprat penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME