Categories Lajme

Kush janë turistët më koprracë?! Në krye të listës italianët e jugut dhe polakët. Nordikët, më dorëlëshuarit

Shqipëria është kthyer në magnet për turistët. Ministria e Turizmit deklaroi se vendi ynë ka tërhequr deri në fund të korrikut më shumë se 5.1 milionë vizitorë.

Ekspertë të turizmit thonë se grupet e turistëve kanë tipologjinë e tyre. Por kush janë turistët që shpenzojnë më shumë, pinë më shumë, apo ata më koprracët dhe dorështrënguarit?

“Turistët më dorëlëshuar janë pjesa e Europës Veriore, anglezët, nordikët, suedezët, norvegjezet e finlandezët, që kanë një standard jetese shumë të lartë.

Kur shohin çmimet tona, atyre iu duket shumë lirë. Po t’i referohemi pjesës tjetër pastaj polakët, italianët, sidomos ata të jugut klasifikohen në turistët koprracë. Ata duan të diskutojnë, të bëjnë pazar dhe ulje për çdo lloj çmimi.

Alkolin e konsumojnë më shumë kryesisht anglezët, australianët, gjermanët, nordikët. Ndërsa pjesa tjetër kanë konsum normal apo minimal.

Në ato hotele dhe resorte që kanë paketa all inclusive, pasi shumica e bregdetit tonë ranor po i aplikon këto paketa, shquhen polakët që konsumojnë më shumë alkool kryesisht raki dhe birra vendi.”- tha kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.Nga Enri Jahaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME