Categories Lajme

Kush kalon mbi 700 kw/h paguan më shumë, Ahmetaj: Nuk u harxhon lavatriçja por sistemet e instaluara

Kush harxhon më shumë, paguan më shumë. Qeveria ka gati projektligjin dhe më pas për ta miratuar draftin që kush harxhon mbi fashën 700 kilovat energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut pa subvencionim nga shteti.

Kështu u shpreh sot edhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili theksoi se janë 5 % të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare që do të preken nga kjo skemë.

Sipas Ahmetaj kot familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat kanë kapacitete energjetike të instaluara shumë më tepër se familjet e tjera.

“Sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë. Ka një pjesë të vogël gati 5% e familjeve kalojnë mbi 700 kilovat. Dhe në konceptin e progresivitetit ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat do trajtohet më shumë.

Familjet që harxhojnë nën 700 nuk ndryshon çmimi. Se ato familje që harxhojnë më shumë kanë kapacitet më të madh. Nuk harxhojnë kot. Jemi duke folur për kapacitet më të madh se ai normal.

Nuk harxhojnë kot. Se nuk harxhon lavatriçja dhe televizori. Këto familje do trajtohen me progresivitet.” tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME