Categories Lajme

Mori një plumb në gjurin e djathtë, Edis Reçaj ishte në një makinë me autorin që e plagosi

Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Perash” të Shkodrës. I Plagosur i ngjarjes mbeti 28-vjeçari, Edis Reçaj i cili shkoi vetë në spitalin e qytetit. I riu mori një plumb në gjurin e djathtë, ndërsa jeta e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet, ndërsa ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së 28-vjeçarit. Për shkak të hetimeve në zhvillim e sipër identiteti i autorit që dyshohet se ka plagosur të riun shkodran nuk është bërë ende publike. Ajo që mësohet është se i plagosuri dhe autori kanë qenë së bashku në të njëjtin automjet, teksa pas identifikimit nga ana e policisë autori është shpallur në kërkim.

Edis Reçaj shkoi i plagosur mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që kishte marrë një plumb në gjurin e djathtë. Arsyeja e plagosjes mbetet mister, pasi fakti që ata kanë qenë bashkë në një makinë tregon se ata njiheshin prej kohësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME