Categories Lajme

Kushi: 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%

Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%. Kështu u shpreh sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cila theksoi se “puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë”. Ministrja Kushi bëri të ditur se “në vitin 2017 paga e mësuesve u rrit me 10%, në 2019 me 7% dhe në 2021 me 15%”.

Më herë ministrja e Kushi e ka konsideruar rritjen e pagës së mësuesve një nga lajmet më të mira të buxhetit 2021. “Rritja e pagave për të gjithë punonjësit e arsimit parauniversitar do të jetë 15% me një efekt financiar prej 3.5 miliardë lekë”, – ka thënë Kushi. Ministrja Kushi ka theksuar gjithashtu se “mësuesit meritojnë gjithnjë e më shumë, sidomos në këtë periudhë që ata po tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm çdo ditë, sakrificë, vendosmëri për përballimin e situatës për COVID-19. Ata meritojnë të gjithë mbështetjen, respektin, mirënjohje e solidaritetin pa kufi”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME