Categories Lajme

Kushi: Shtyhet fillimi i vitit të ri akademik!

Shtyhet çelja e universiteteve. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi teksa bën me dije se viti i ri akademik fillon më datë 18 tetor. Ministrja kërkon nga ana studentëve që t‘i bashkohen nismës së vaksinimit masiv me qëllim që t‘i rikthehen normalitetit në të gjitha universitetet e vendit.

Reagimi i plotë i Ministres Kushi: Të dashur studentë,

Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si “Java e vaksinimit masiv të studentëve”.

Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.

Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.

Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë. Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME