Categories Lajme

Kushtet e azilantëve shqiptarë që jetojnë në Francë

Gjithnjë e më shumë azilkërkues po vendosen në kapin e “Parc des Gayeulles” në Rennes. Në pritje të një zgjidhje të qëndrueshme akomodimi, shpesh ata përballen me probleme shëndetësore. Në fillim ishin 5 ose 6 çadra, ndërsa tani janë mbi 24 të tilla ku qëndrojnë azilkërkues mes të cilëve edhe shqiptarë. “Pothuajse 20 persona të rinj vijnë çdo ditë në kamp”, thotë Ronaldo, një i ri shqiptar që mbërriti në Francë me prindërit e tij tre vjet më parë. Mbrëmjen e së enjtes, rreth 40 njerëz flinin në këto tenda. Babai i Ronaldos telefonoi në numrin 115 për të kërkuar strehim. “Nuk ka vende të lira”, thotë ai, i cili di vetëm disa fjalë në frëngjisht.

Në Gayeulles, azilkërkuesit përballen me mungesën e ujit, tendave dhe batanijeve, pamundësi për të gatuar dhe pamundësi për të ruajtur ushqimin. “Prindërit e mi janë të dy të sëmurë; me diabet dhe tiroide”, thotë Donald, një tjetër i ri shqiptar në kamp.  “Nuk është një mënyrë jetëse! Sidoqoftë, ligji e detyron shtetin që të strehojë çdo person të pastrehë”, thotë më tej ai. “Situata do të përkeqësohet”, paralajmëron Camille, një aktiviste. Kampi i Gayeulles ka të ngjarë të popullohet akoma më shumë. Më 29 Maj, gjykata e Rennes urdhëroi evakuimin e kampit më 3 Gusht. “Policia do vijë të na dëbojë nëse numri i azilkërkuesve rritet në kamp,”  shprehet i shqetësuar Ronaldo. Në këtë kamp azilkërkuesit jetojnë në kushte tejet të vështira.

Frédéric Bourcier, zëvendës delegat për solidaritet dhe kohezion social, tha: “Nuk ka vend në CADA dhe 115 refuzon të presë azilkërkuesit. Çdo ditë vijë nga 20 emigrantë të rinj. Shoqatat dhe komunitetet në Rennes kanë krijuar mjedise të favorshme, por numri i emigrantëve është i lartë”. Sipas deputetit, “pa veprimin e komuniteteve dhe shoqatave, një mijë gra, burra dhe fëmijë do të jetonin në rrugë në Rennes”./abcneës.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME