Categories Showbiz

De Niro, Al Pacino e Joe Pesci në film nga Martin Scorsese

Legjendat e kinematografisë amerikane rikthehen në vjeshtë në Netflix, regjisori Martin Scorsese, aktorët Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino në filmin e ri “The Irishman” u njoftua se ka premierën në 27 shtator të këtij viti, publikuan dhe promon e parë të filmit. Filmi për njërën prej ngjarjeve më të përfolur amerikane dhe që është shndërruar në folklor tani, vrasja e Jimmy Hoffa. Për shkak të moshës së shtyrë të yjeve është shfrytëzuar efekti special për të i rinuar dukjen e aktorëve për shkak se ngjarja e tregimit shpaloset në disa dekada. Filmi është plotë me fitues të çmimit oskar, vetë legjenda Scorsese, De Niro, Pacino, Pesci dhe skenaristi Steven Zaillian.

Bashkëpunimi i këtyre dy figurave të mëdha të kinematografisë amerikane ka nisur që në vitin 1973 me filmin “Mean Streets” dhe ka vazhduar me filma të vlerësuar si “Taxi Driver”, “Raging Bull” e “Goodfellas”. Ky do të jetë filmi i dhjetë mes tyre, por edhe filmi i parë pas 15 viteve ku këta të dy kanë punuar së bashku. Film i tillë nga Scorsese i kësaj pritshmërie nuk mund të ftohej edhe i famshmi Joe Pesci që mbetet ikonë e filmave me gangsterë të Scorseses dhe De Niros.

Çka e bënë edhe më joshës këtë film është se në njërin prej roleve kryesore është edhe Al Pacino, tjetër ikonë e filmit amerikan. Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i tij me regjisorin Martin Scorsese dhe i treti me Robert De Niron. Ky do të jetë filmi më i shtrenjtë i prodhuar nga kompania Netflix.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME