Categories Sport

Ronaldinho në borxhe, s’e lejojnë të largohet nga Brazili

Ronaldinho nuk ka ditur ta menaxhojë pasurinë e tij pas tërheqjes nga futbollit. Futbollisti, i cili u bë një nga më të mirët në botë dhe fitoi gjithçka me Barcelonën, ​​është mbytur në borxhe. Siç publikojnë mediet braziliane Dinho ka 57 prona të bllokuara, katër prej tyre nga Gjykata e Rio Grande do Sul për një gjobë mjedisore me vlerë 2.2 milion euro.

Përtej kësaj gjobë, ka disa të tjera me një vlerë totale prej 1.8 milionë. Thesari, për këtë arsye i ka hequr pasaportat. Shuma që i detyrohet yllit të futbollit organizatave të ndryshme shtetërore dhe vendore në Brazil është afër 2.5 milionë euro.

Gjykata braziliane ka vendosur të sekuestrojë dy pasaportat e Ronaldinhos, braziliane dhe spanjolle. Kjo do të thotë që ai nuk mund të largohet nga Brazili. Ronaldinho pretendon t’i kthehet pasaporta spanjolle. Avokatët e ish-futbollistit bazohen në faktin se mbajtja e kësaj pasaporte është “një sjellje abuzive, arbitrare dhe e pabazuar”. Në të njëjtën kohë ata pretendojnë se bllokimin mund ta bëjë qeveria e Spanjës prandaj, veprimi i Gjykatës së Brazilit “është i paligjshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME