Godina në gjendje të amortizuar, rënia e numrit të nxënësve dhe siguria e mjeteve të transportit janë problematikat kryesore në qarkun e Dibrës në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.
“Kemi shkolla pa ujë të pijshëm, kemi shkolla me problematika në sistemin hidro-sanitar”. Dihet gjendja e transportit, disponoj informacion që vetëm mjete nuk mund të konsiderohen.”
“Është problem numri i nxënësve sepse janë në klasa të bashkuara.” Por ndërsa garantimi i kushteve në shkolla është detyrë e vendorëve, prindërit po përballen me vështirësi për tekstet. Në shkollat e Lezhës, shpërndarja e librave nuk ka nisur edhe pse Ministria e Arsimit e njoftoi që më datë 2 shtator.“Librat ishin aty, por kanë frikë mos i zhgarravisin fëmijët.” Në disa bashki është vendosur se tekstet falas për klasat nga e para tek e pesta do të shpërndahen ditën e parë të shkollës. “Librat kanë thënë që do të merren kur të fillojë shkolla.”
Ndërsa për librat nga klasa e 6-të deri në gjimnaz, prindërit në Elbasan dhe Vlorë ankohen për çmimet dhe radhët që krijohen pranë pikave të pakta të shpërndarjes. “Ca i gjetëm, ca nuk i gjetëm. Kemi gjithë ditën që po bredhim.” “Të shtrenjta janë, por ne do ti përballojmë.”
Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 shkolla të vendit do të zhvillohen “inspektime të rastësishme”, të njoftuara nga Minisja e Arsimit, Besa Shahini, që në një mesazh për drejtuesit e shkollave tha se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati./oranews