Categories Lajme

Dy muaj në ko.ma, nëna dhe motra përgjërohen për 14 vjeçarin (Video)

Ndërsa ditët e pritjes zgjaten gjendja shëndetësore e 14-vjeçarit Renis Muça vetëm rëndohet. Çdo ditë të javës familjarët i gjen tek dera e Ministrisë së Shëndetësisë me shpresën e një lajmi pozitiv për ta nxjerrë djalin jashtë vendit për kurim, ndërsa vetë ministria justifikohet me faktin se çështja varet nga pala turke që nuk ka sjellë ende përgjigje.

E ndërsa pret me të ëmën në hyrje të institucionit më të lartë të shëndetit lotët që rrjedhin ne fytyrën e vogël të Belisës flasin më shumë se 1 mijë fjalë. Ajo është vetëm 7 vjeç por hallet e mëdha që i kanë rënë familjes e kanë rritur para kohe motrën e vogël të Renisit e cila i ka harruar lojërat fëmijërore për t’i qëndruar tek koka e vëllait, e ku gjithë kohës lutet që të jetojë.

Ndryshe nga qeveria qe fshihet pas protokolleve dhe burokracive shkresore shqiptarët e thjeshtë kanë reaguar menjëherë në ndihmë të Renisit duke kontribuar financiarisht për dërgimin e djalit jashtë vendit për ti paraprirë rastit më të keq nëse dështon ministria.

Shkolla Jeronin Derada ku studion Renisi ka nisur me kohë një fushatë sensibilizuese për mbledhje fondesh e po kështu edhe ekipi i futbollit Partizani që fitoret e fundit ia ka dedikuar tifozit më të vogël. 14-vjeçari Renis Muça ndodhet në gjendje kome që prej datës 17 korrik 2019. Djali u përplas teksa lëvizte me biçikletë në rrugën pas muzeut kombëtar. Mjeti që e fluturoi në ajër duke hedhur mbi 15 metra larg tip ‘Audi’ drejtohej nga një 18- vjeçar që u ndalua menjëherë pas ngjarjes së rëndë nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Që prej momentit të aksidentit djali i vogël i familjes Muça qëndron i shtruar në spitalin Universitar të Traumës. Për dy javë mjekët e nxorën në pavionin e katit të tretë me argumentin se i ndihmonte procesit të zgjimit nga koma. Por kushtet aspak të përshtatshme për gjendjen e të sëmurit bënë që ai të përkeqësohej.

Pas denoncimit që bënë familjarët në News 24 reagoi spitali që e riktheu djalin në shërbimin e reanimacionit dhe nën një kujdes të shtuar mjekësor. Prej dy javësh dokumentet e Renisit ndodhen në ministrinë e shëndetësisë e cila ia ka referuar spitaleve turke për një trajtim më të specializuar por zyrtarisht ministria mohon të ketë marrë përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME