Categories Lajme

Flet dëshmitari që pa shqiptarin të shtypej nga treni: disa kalimtarë po qeshnin

Një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën tragjikisht në provincën Castelfiorentino në Firence të Italisë, pasi u godit nga treni. Marko Kaziu mbeti i plagosur rëndë ndërsa mbrëmjen e djeshme zemra e tij pushoi së rrahuri në spital. Në lidhje me ngjarjen reagoi dhe vetë kryebashkiaku i Provincës Alessio Falorni

“Fatkeqësisht, erdhën lajmet që nuk kemi dashur t’i dëgjojmë kurrë. Familja e Marko më tha që zemra e tij pushoi së rrahuri. Një djalë 20 vjeç, një tragjedi që na prek të gjithë ne. Komuniteti i Castelfiorentino bashkohet me familjen e tij duke i shprehur ngushëllimet. U prefsh në paqe”, shkruajti kryebashkiaku.

Por ajo që ka bërë mjaft përshtypje ka qenë fakti se disa nga dëshmitarët kanë qeshur kur kanë parë skenën, kjo pasi i riu kishte kufje në vesh dhe nga pakujdesia nuk e ka dëgjuar trenin t’i afrohej. Dëshmitar i aksidentit që i mori jetën shqiptarit ishte dhe një fotograf italian, i quajtur Francesco Nigi. Ky i fundit në rrjetin social shkruajti mbi qëndrimin aspak serioz që disa kalimtarë të pranishëm mbajtën në lidhje me ngjarjen.

“Gjëja që më tmerroi me të vërtetë ishin njerëzit që qeshën për ketë. Pavarësisht nga gabimet dhe pakujdesia e djalit që kalon rrugën e trenit, nuk është saktësisht më e mira për të qeshur me vdekjen e mundshme të një personi “.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME