Categories Lajme

Kushtetuesja në ngërç, SPAK drejt ngritjes/ Ja prokurorët që marrin detyrën

Plotësimi i Kushtetueses me 4 anëtarë të rinj nuk e ndryshoi situatën e kësaj gjykate, që i duhen së paku 6 gjyqtarë për të marrë vendime. Vendosja në funksion e Kushtetueses është parë me rëndësi edhe nga ndërkombëtarët dhe është konsideruar jetësore për zgjidhjen e disa ngërçeve të krijuara nga politika. Anëtarët që do të zgjidhen për Gjykatën Kushtetuese do të marrin në shqyrtim çështje të rëndësishme, si ajo e shkarkimit të Presidentit apo dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve, që shkaktuan një debat të gjatë pranverën e këtij viti. Procese të tjera të rëndësishme presin krijimin e kësaj gjykate për të marrë një përgjigje. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në gusht të këtij viti kërkoi nga Kuvendi dhe Presidenti shpalljen e vakancave të reja për Gjykatën Kushtetuese. Aktualisht, asnjë nga institucionet nuk ka shpallur lista me kandidatë, që do të shqyrtohen më vonë nga KED 2020. Gjykata Kushtetuese u shkri pas procesit të vetingut, të cilin anëtarët e kësaj gjykate nuk arritën ta kalonin. Vetingu, si pjesë e Reformës në Drejtësi, me largimet nga sistemi vështirësoi punën e institucioneve të reja për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, që ende ka në përbërjen e saj vetëm Ardian Dvoranin.

SPAK Ndërkohë, ecuria e Reformës në Drejtësi ditën e sotme do të shënojë një hap historik, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrejë në detyrë 8 prokurorë të posaçëm, duke ngritur kështu Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK. Me emërimin e prokurorëve, KLP bëri të ditur se do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.

“Do bëhet miratimi i projektakteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, njoftoi KLP-ja. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura.

LISTA E ANETAREVE TE SPAK

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda /PANORAMA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME