Categories Politike

Kuvendi Miratoi Ligjin Per Teatrin – Reagimi i Luçiano Boçi

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me miratimin e ligjit per Teatrin nga Kuvendi i Shqiperise. Boçi ne nje postim ne rrjet shkruan se Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona.

“Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare. Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit”, shkruan Boçi.

Postimi i Luçiano Boçi

PARLAMENTI QE HA TURPIN ME KARTONA

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.
Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.
Tani po e ripërtypin dhe me kartona.
Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.
Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.
Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.
Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.
Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME