Kuzhina

Bukë me vezë, djathë dhe perime

Bukë me vezë, djathë dhe perime

Përbërësit:

4-6 feta bukë

8 kokrra vezë

150 ml pana

200 gr proshutë

250 gr perime miks (qepë të njoma, speca, brokoli)

150 gr djathë cheddar

125 gr mozzarella

Bishta qepe të njomë

Përgatitja: Pastrojmë bukën nga koret dhe pasi të lyejmë një tavë me pak gjalp, vendosim fetat e bukës në të gjithë sipërfaqen e tavës si bazë.Në një tas vendosim 8 kokrra vezë, shtojmë në të kremin pana dhe i rrahim së bashku. Shtojmë proshutën në kubikë dhe qepën e njomë, pjesën e bardhë, brokolin në lule të vogla, specin në kubikë të vegjël, djathin cheddar në rende dhe po ashtu mozzarellën në rende, kripë dhe piper i zi.E shtojmë vezën e përzierë në djathë dhe perime mbi bazën me bukë. E spërkatim sipër me bar qepe të grirë imët ose me bishta qepe të grirë hollë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button