Categories Kuzhina

Bullgur me perime dhe rrush te thate

Për ata që nuk e dinë, bullguri është një ushqim natyral me krunde gruri. Nuk ka shumë yndyrna dhe është i pasur me minerale si manganezi, magnezi dhe hekuri, plus është një burim shumë i mirë proteine. Mbi të gjitha, është i pasur me fibra që ndihmojnë aparatin tretës për detoksifikimin e toksinave nga trupi; ndihmon për shëndetin e zemrës duke qenë se sasia e lartë e fibrave ul inflamacionin dhe korrigjon nivelet e larta të kolesterolit; rreth 25% e nevojave ditore për fibër i mbulon bullguri. Gjithashtu, bullguri njihet për dobësim, falë fibrave që na bëjnë të ndihemi më të ngopur si dhe për balancimin e sheqerit në gjak, që promovon uri të qëndrueshme dhe një peshë të shëndetshme. Pra, është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo edhe për ata që duan të dobësohen.

Krahasuar me tipet e tjera të miellit të grurit që përdoren në produkte të paketuara, bullguri nuk është i përpunuar dhe si produkt final i mbeten shumë nga vlerat ushqyese brenda një kokrre të plotë. Zakonisht, bullguri shitet i “parazier” që do të thotë se është hequr vetëm një pjesë e vogël e kokrrës së grurit, por konsiderohet gjithësesi krunde e plotë.

Duke e krahasuar me orizin kaf, bullguri ka më pak kalori, më pak yndyrna dhe dyfishin e fibrave. Me orizin e bardhë nuk krahasohet fare, ndërsa me tërshërën apo miellin e misrit do të thoja se bullguri ka më shumë fibra.

Mund t’a gjesh kudo në supermarkete, kushton pak lek, por është një eliksir i shëndetit.

Ja si mund t’a përdorësh bullgurin në regjimin tënd

BULLGUR ME PERIME DHE RRUSH TE THATE

Përbërësit:

  • 1/3 filxhan bajame të copëzuara
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 filxhan me perime (qepë e kuqe, karrota, kunguj të freskët dhe lulelakër, patëllxhan)
  • 1 1/2 lugë gjelle shafran indie (cumin)
  • 1 1/2 lugë gjelle koriandër
  • 1 filxhan verë e bardhë
  • 1/3 filxhan rrush i thatë
  • 3/4 filxhan konservant perimesh
  • 1 lugë të vogël kanellë

Përgatitja:

  1. Vendos bajamet në një tigan mesatar. Përzieji derisa bajamet të piqen, rreth 4 minuta. Zbrasi në një tas. Hidh vaj tek i njëjti tigan. Rrite nxehtësinë nga mesatare në të lartë. Shto perimet, shafranin dhe koriandër; përzieji derisa perimet të zbuten, rreth 3 minuta. Shtoji verën dhe rrushin e thatë. Zieje derisa vera të mbetet në gjysmë, për rreth 3 minuta. Shtoji konservatin e perimeve dhe lëre të mbuluar me kapak për 6 minuta. Shtoji kripë dhe piper.
  2. Ndërkohë përgatit bullgurin; thjesht zieje për pak minuta, njësoj si me orizin.
  3. Hidhe në pjatë dhe shërbeje me perimet e gatuara.
  4. Receta është për 2 persona
Bullgur me perime dhe rrush te thate

Bullgur me perime dhe rrush te thate

Është një recetë e thjeshtë por shumë e shijshme. Mund të përdoret si pjatë e vetme ose si garniturë për pulën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME