Categories Kuzhina

Lazanja me brokoli

Nga:ENEIDA CAKERRI

1 pako me petë të gatshme për lazanja
1 tufë qepë të njoma
500 gr brokoli
1 tufë kopër
100 gr djath gorgonxola
200 ml pana
Kripë

Piper i zi
100 gr djath kaçkavall

Për beshamelin
50 gr miell
50 gr gjalp
500 ml qumësht
Kripë
Arrë moskat

Qepët e njoma i presim në feta dhe i skuqim në vaj ulliri. Më pas shtojmë brokolin të ndarë në tufa të vogla, e skuqim dhe shtojmë pak ujë që të zbutet. Pasi është zbutur shtojmë djathin gorgonzola si dhe panën. I gatuajmë bashkë, shtojmë kopër, kripë dhe piper. Përgatisim beshanelin duke skuqur ne gjalp miellin dhe më pas shtojmë qumështin pak e nga pas deri sa masa të trashet e të mos krijohen kokrriza. Në fund shtojmë kripën dhe arrën moskat. Në tavë shtrojmë pak beshamel, vendosim një shtresë peta, mbushjen, peta, mbushje, deri sa të mbarojë mbushja dhe nga lart shrojmë beshamelin si dhe djathin kaçkavall. E pjekim në 200 gr për 40 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME