Categories Kuzhina

Patëllxhan të mbushur me pulë

Patëllxhan të mbushur me pulë

Përbërësit:

4-5 patëllxhanë

400 gr fileto pule

1 qepë

80 gr djath kackavall I butë

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Beshamel

2 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle miell

2 gota qumësht

kripë dhe piper të zi

Arrë moskat

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët I presim në 2 gjysma për së gjati, vizjëzojmë tulin e patëllxhanit me majën e thikës. E spërkasim me pak kripë dhe vaj , e vendosim në furrë për ti pjekur në temperaturë 220 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri skuqim fileton e pulës të prerë në feta e spërkatim me pak kripë dhe piper të zi, e pjekim deri sa filetot të zverdhen pak nga të 2 anët. Në po atë yndyrë që skuqëm filetot shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sat ë bëhet transparente. Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, e trazojmë miellin sa të zbardhet. Shtojmë qumështin pak nga pak deri sa të na formohet një salcë beshamel e lidhur, e lëmë të vlojë pak dhe fikim zjarrin. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Presim filetot e pulës në kubik të vegjël. Nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe me një lugë grryejmë komplet  tulin e patëllxhanëve dhe I japim atyre formën e varkës. Tulin e patëllxhanëve e coptëtojmë me thikë ose me majën e gërshërës së ushqimeve. Shtojmë tulin e patëllxhanit tek qepa dhe I përziejmë bashkë dhe I trasnferomë në një tas ku do të shtojmë edhe mishin e pulës dhe 4-5 lugë gjelle beshamel, I përziejmë mirë dhe në këtë mbushje mbushim patëllxhanët e më pas I vendosim në një tepsi. Mbulojmë mbushjenme beshamel, spërkasim patëllxhanët me djath kackavall që shkrin dhe vendosim   tepsinë në furrë me tepmeraturë 220 gradë Celsius për 15 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME