Categories Kuzhina

Përgatiteni vetë xhelatinën në shtëpi (receta e plotë)

Keni dëgjuar për xhelatinën që përdoret në shumë receta për trajtime të mjekësisë alternative popullore. Përgatiteni kollaj fare në shtëpi dhe vendoseni në ngrirje. Xhelatina është një produkt shumë i rëndësishëm dhe përbërësit kryesorë janë kockat e kafshëve. Ajo mund të përgatitet nga çdo lloj kocke, si kockat e pulës që përfshijnë ato të qafës dhe këmbëve të pulës, kockat e viçit, mundësisht pjesët që përmbajnë më shumë palcë, kockat e derrit, mundësisht pjesa e këmbëve, si edhe kocka qengji.

Xhelatina e bërë vetë nga kockat është burim kolagjeni dhe indi kërcor. Kjo xhelatinë përmban gjithashtu sulfat dhe glukozamin, përbërës që shiten si suplemente për të qetësuar dhimbjet e artritit dhe reumatizmës. Përbërësit kryesorë të kësaj recete janë kockat e kafshëve dhe uji, të tjerat janë plotësuese. Receta përgatitet vetëm me kocka pule, ose vetëm me kocka derri, apo vetëm me kocka viçi e qengji. Ja çfarë ju duhet:

Uthulla: Uthulla e mollës është shumë e domosdoshme në mënyrë që të gjitha kripërat minerale që përmbajnë kockat e kafshëve të çlirohen gjatë gatimit. Për kockat e pulës duhen 2 lugë gjelle uthull molle, ¼ filxhan kafeje me uthull molle për kockat e viçit. 2 filxhanë kafeje me uthull molle për kockat e derrit.

Përbërësit:

1kg kocka (pule, ose qingji, ose derri, ose viçi sipas dëshirës).
1-1/2 qepë të qëruara dhe të prera në copa.
3-4 karrota të qëruara.
2 selino.
Pak kripë.
Pak piper i zi kokërr.
2 lugë gjelle uthull molle.

Përgatitja:
Vendosni kockat në tenxhere. Shtoni karotat, qepën, selinonë, kripën, piperin. Më pas shtoni mjaftueshëm ujë derisa të mbulohen të gjitha. Shtoni edhe uthullën e mollës sipas llojit të kockave. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Më pas vendoseni në zjarr shumë të ngadaltë në sobë. Për kockat e pulës duhet të paktën 8 deri në 24 orë zierje e ngadaltë, për ato të viçit nga 8 deri në 72 orë, për kockat e derrit 8 deri në 24 orë, duke e ndërprerë për ta vazhduar ditën tjetër.

Gjatë kohës që kockat ziejnë shumë ngadalë, mund të ndërroni perimet për të rifreskuar shijen e xhelatinës. Gjithashtu shtoni ujë vazhdimisht, por me kujdes që masa të bëhet xhelatinoze. Shkuma që del në sipërfaqe gjatë zierjes duhet larguar vazhdimisht. Mund ta kuptoni se zierja ka mbaruar plotësisht në momentin kur kockat mund të shpohen me pirun.

Përdorimi Kjo masë xhelatinore ruhet në kavanoza qelqi të mbyllur mirë ose në kuba akulli në ngrirjen e frigoriferit. Ajo përdoret në supëra çdo ditë, por edhe në çajra, nëse mund ta pëlqeni shijen. Kjo xhelatinë është burim i përsosur mineralesh kalcium, fosfor, magnez dhe potas, por edhe aminoacidesh glicin dhe prolin, të gjitha shumë lehtë të përthithshme nga organizmi ynë. Forcimi i kockave, kyçeve dhe gjymtyrëve do të ndjehet pas disa javësh përdorimi të pandërprerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME