Categories Kuzhina

Receta e gjalpit të kikirikut

Receta e gjalpit të kikirikut, një recetë fare bazike. Zakonisht, gjalpi i kikirikut bëhet nga kikirikët e pjekur ende me lëvozhgë dhe me mjaltë.

Pjesa më e mirë e të bërit vetë të gjalpit të kikirikut apo ndonjë të çdo lloj arre tjetër, përveç të qenit më i shëndetshëm, është se sasia e përftuar është e njëjtë me sasinë e kikirikëve të përdorur. Plus, ju mund të shtoni ndonjë përbërës tjetër për të përmirësuar shijen, të tilla si çokollatë, kanellë etj.

Unë kam vetëm një këshillë këtu: Nëse doni të bëni një gjalpë të shijshëm kikiriku, ju duhet të kini kujdes të zgjidhni kikirikë me cilësi shumë të mirë. Për tu kthyer tek receta tani, unë jam duke përgatitur një sasi të mirë gjalpi për ta përdorur në receta të ndryshme .

PËRBËRËSIT: 2 kupa kikirikë të pjekur e të qëruar. 1 lugë gjelle mjaltë. Hidhni kikirikët në mikserin e pajisur me thikë metalike. Shtoni mjaltin dhe ndizni mikserin në shpejtësi maksimale. Miksoni deri sa masa të jetë kremoze, thuajse 10 minuta.

Nëse ju pëlqen gjalpi krokant, hiqni mënjanë ¼ kupë të cilët do ta shtoni në 5 minutat e fundit. Unë i kam bërë të dy versionet, edhe kremoz dhe krokant e të them të drejtën, versioni krokant është pëlqyer më shumë prej fëmijëve . Në galerinë e fotove më poshtë do të gjeni gjalpin e kikirikut hap pas hapi. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME