Categories Kuzhina

Recetë: Pica role italiane

Kjo pjatë besohet se është shpikur nga emigrantët italianë në Amerikë. Ngjan me një kalcon, dhe është pjata e përsosur për adhuruesit e brumit.

Përbërësit e nevojshëm:

350-400g brumë pice të gatshme  (250g miell, një qese maja, pak kripë, 50 ml vaj ulliri ose gjalpë, 170 ml ujë të vakët. Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe lëreni  të viej)

100g mocarela

100g djathë çedar të grirë në rende

3 lugë parmezan

70-100g proshutë

70-100g salcice ose sallam sipas dëshirës tuaj

100g speca të copëtuar (mund të përdorni të pjekur ose të freskëta, por përveç kësaj mund të përdorni domate të thata si zëvendësues) një lugë gjelle gjalpë

Mënyra e përgatitjes:

Hapeni brumin në formë drejtkëndore. Vendoseni mocarelën dhe djathin çerdar, pastaj shtoni sallamin, proshutën dhe specat. Mbështilleni dhe vendoseni në një tepsi në të cilën keni  shtruar letër për pjekje. Lyeni me pak gjalpë të shkrirë dhe sipër shtoni parmixhan. Piqeni për rreth 25 minuta në 180 gradë celsiuz deri sa të merr ngjyrë ari. Pasi që ta nxirrini nga furra lejeni të ftohet pak dhe pastaj mund ta shërbeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME