Categories Kuzhina

Rolatë frutash pa pjekje

Është jashtëzakonisht dekorative, gjë që e bën ëmbëlsirën perfekt për festa dhe tryeza festive.

Përbërësit: – 2 banane, – 100 g biskota të “zakonshme”, – 1 lugë kakao,
– 120g banane të qëruara, – 200 g krem djathi, – 1 lugë mjaltë, – 5 mandarina (të madhësisë së njëjtë).

Përgatitja: Bananet e qëruara pritni dhe shtrydhni me dorë. Grini biskotën në trashë, më pas shtoni kakaon dhe përzieni. Shtoni bananet e grira dhe përzieni gjithçka mirë për të marrë një përzierje kompakte dhe të fortë si brumë. Shtoni mjaltin në krem djathin dhe rrihni me mikser. Masën e biskotave e vendoseni në letër, më pas tëhollojeni me okllai në një trashësi gjysmë centimetri dhe e krijoni në formë katrori.

Mbushni me përzierje djathi dhe mjalti, dhe përgjatë njërit skaj, renditni vertikalisht mandarinat e qëruara, pranë njëra-tjetrës. Rrotulloni me kujdes me ndihmën e një letre. Nëse është e nevojshme, hiqni mbushjen e tepërt nga skaji i bazës së biskotave, në mënyrë që të bëhet një rolatë më e mirë. Mbështilleni fort me letër dhe vendoseni në frigorifer për një ose dy orë që të forcohet mirë. Hiqni letrën, më pas prisni rolatën në rrathë më të trashë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME