Categories Lajme

Kuzhinieri shqiptar gatuan për mbretëreshën Elizabeth: Kisha shumë emocione

Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjë kuzhinier tjetër shqiptar. Shehu ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë dhe ka rritur të prekë nga afër emocionin që të jep prania e saj. “Vërtet kam qenë i ri, por ka qenë një nga emocionet më të mëdha që kam pasur në jetën time, besoj deri tani. Ka qenë shok, kur më thanë që ti je një nga 10 studentët që do shkosh atje, surprizë, ngaqë shqiptarët se presin”. Kur ishte 15 vjeç, ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, iu dedikua studimit dhe shkoi në ‘University of West London’. Ai u vlerësua me një çertifikatë dhe pasi arriti të renditej mes studentëve më të mirë të kësaj shkolle, u bë pjesë e një aktiviteti që i dhuroi eksperiencën më të pabesueshme të jetës. Ai gatoi për mbretëreshën Elisabeth të Mbretërisë së Bashkuar dhe pati fatin të merrte përgëzimet e saj për talentin në gatim nga afër.

“Shkolla na çoi ne, edhe unë do shkoja t’i shërbeja dhe më kapi profesori dhe më tha: Çfarë po bën, a je ok? Po i thashë unë. Duhet të ulesh ta përshëndesësh njëherë, si do shkosh ti shërbesh? Se është person i lartë. I thashë nuk e bëj dot, se kisha shumë emocione t’i shërbeja”. Ushqimi që gatoi ishte peshku, një nga të preferuarit e mbretëreshës. “Pjata kryesore që ka qenë atë ditë ka qenë një pjesë salmoni, ngaqë ajo kishte kërkuar që salmoni mos ishte as furre, as asgjë, por me uthull. Është shumë recetë e thjeshtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME