Categories Kuriozitete

Ky çifti po frymëzon/ Ai nuk shikon, kurse ajo nuk ecën, ngjitën majat e botës

Ai është i verbër dhe nuk mund të shikojë për shkak të glaukomës, ndërsa ajo nuk ecën dot pasi është prekur që në fëmijëri nga spina bifida dhe është detyruar të rrijë në karrocë me rrota. 29 vjeçarja Melanie Knecht dhe 42 vjeçari Trevor Hahn, dy miq të lindur në Colorado, me sa duket, nuk ndalen para asnjë gjëje. Duke u bashkuar nga pasioni që kanë për malet, ata kanë vendosur të shëtisin bashkë botën. Për ata që pyesin se si mund t’i përballojnë vështirësitë me të cilat hasen, Melanie thotë:

“Unë jam sytë dhe veshët e tij, ndërsa ai është kthyer në këmbët e mia”. Melanie dhe Trevor, që të dy nga Fort Collins (Colorado), u takuan për herë të parë gjatë një kursi boksi dhe pak më vonë në një kurs për zvarritjen në shkëmbinj. Aty nisën të flisnin me njeri-tjetrin dhe të tregonin vështirësitë me të cilat përballeshin në jetën e tyre.
Më pas një ditë, Melanie i tregoi Hahn pasionin e saj për kamping dhe në atë moment 40-vjeçarit i lindi ideja që ti përballonin mangësitë e tyre së bashku.

Në fillim ata nisën të bënin shëtitje të vogla në natyrë dhe më pas gradualisht të kalonin në shtigje gjithnjë e më të vështira, deri në sfidën e kësaj vere, ku ngjitën një mal 4 mijë metra të lartë. Aventura e tyre do të ndahet gradualisht në Instagram, ndërkohë që Hahn thotë: “Jam shumë i lumtur që mund të ndihmojë dikë që të provojë diçka që unë e kam provuar për gjithë jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 19 Maj 2024

Dashi Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Maj 2024

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Maj 2024

Dashi Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e hënë 13 maj 2024

Dashi Ky është momenti më i mirë për të shfaqur të gjithë talentin tuaj dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 12 Maj 2024

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME