Categories Lajme

Ky është 28-vjeçari që u vetëvra në Komisariatin e Kavajës, çfarë thotë policia

Ilvi Stameta, 28 vjeç, i cili ishte ndaluar rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga policia si i dyshuar për disa vjedhje, u gjet i vetëvarur në qeli në orën 19:00.

Ngjarja ka ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku 28-vjeçari po mbahej i ndaluar. Ai ndodhej në një prej qelive të paraburgimit të katit të parë të godinës 2 katëshe.

Nga hetimet paraprake, i riu ka përdorur një çarçaf për ti dhënë fund jetës, ndërsa dyshohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike që e ka shtyrë drejt aktit final.

Viktima u gjet i pajetë nga një prej oficerëve të policisë, i cili më pas ka dhënë alarmin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues të Policisë së Shtetit si dhe një grup ekspertësh.

Nga AMP ka nisur marrja në pyetje e efektivëve përgjegjës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e të paraburgosurve por edhe të drejtuesve të rendit në Kavajë.

Ata do të pyeten me detaje që në rrethanat e arrestimit dhe procedurat që kanë ndjekur ndaj Ilvi Stametës, po ashtu edhe për atë që kanë konstatuar në veprimet e të riut dhe kushtet psikologjike të tij.

Burime bëjnë me dije se 28-vieçari është shoqëruar edhe herë të tjera në komisariat. Drejtoria e Standarteve Profesionale pritet të marrë masa me dyshimet për shpërdorim detyre të punonjësve të policisë që kanë qenë në shërbim dhe në kontroll të vazhdueshëm të dhomave të paraburgimit.

Nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit nga detyra dhe prerjes së flet-arrestit për shpërdorim detyre për ndonjërin nga punonjësit e turnit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME