Categories Lajme

Ky është biznesmeni shqiptar i naftës, ja çfarë do i ndodhte

Ish-biznesmeni shqiptar i naftës Albano Aliko ka qenë objektivi i terroristëve që Gjermania arrestoi një muaj më parë në territorin e tyre. Ndërkohë, Shqipëria arrestoi gjithashtu pak ditë më parë Komron Zukhurov si të dyshuar si pjestar i ISIS. Ka dyshime të forta se taxhiku gjendej këtu edhe për të vëzhguar pikërisht biznesmenin në fjalë me qëllim përgatitjen e atentatit.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë për “Abc News” se historia e atentatit të planifikuar ndaj tij daton që në shkurt të vitit të shkuar, teksa Aliko ndodhej me masë sigurie “arr est shtëpie” e caktuar nga drejtësia shqiptare. Në atë kohë, oficerë të Krimeve të Rënda dhe ata të anti-terrorit sapo janë vënë në djeni për atentatin që po i përgatitej biznesmenit shqiptar, e kanë marrë këtë të fundit në pyetje. Të njëjtat burime sqaruan se Albano Aliko u ka treguar hetuesve në lidhje me një konflikt të hershem biznesi që ai ka pasur me disa persona nga Azerbajxhani.

Burimet sqaruan se në bazë edhe të dëshmisë së Alikos, porositësit e ekzekutimit të tij ishin pikërisht nga një grup biznesmenësh nga Azerbajxhani. Në Prill të këtij viti, Gjermania goditi celulën terroriste, ku u hetuesit e huaj theksuan se një nga terro.ristët e arrestuar, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri.

Ndërkohë që një javë më parë, si pjesë e këtij grupi, në vendin tonë policia arrestoi në Tiranë 24 vjeçarin Komron Zukhurov nga Taxhakistani, i dyshuar si pjesë e ISIS. Albano Aliko është ish-administratori i kompanisë “Gulf”. Ai u shpall në kërkim në prill të 2018-ës, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, me vlerën e 5 milionë eurove. Aliko u arr.estua në muajin shtator të 2018-ës ndërsa gjykata i zbuti masën e sigurisë duke e liruar nga qelia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME