Categories Lajme

Ky është i dyshuari që rrahu një grua në supermarketin e Prishtinës

Gazeta Sinjali pak më parë publikoi ekskluzivisht një video, ku shihet një burrë që rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë.

Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast, që goditi pamëshirshëm një grua, është Feim Berisha. Ai jeton në Prishtinë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Si ndodhi rasti?

Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që Feim Berisha kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo, shkruan Gazeta Sinjali. Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, Berisha i shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht.

Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet Feimi i cili fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë. Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte.

Ani pse, gruaja e të dyshuarit arrin ta largojë njëherë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta godasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një konsumator tjetër për t’i ndarë.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Feim Berisha, i dyshuari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME