Categories Lajme

Tmerr në Prishtinë/ Burri në sy të familjes së tij, rreh brutalisht një grua në supermarket

Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që një konsumator tjetër kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, një burrë i shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht.

Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet i dyshuari i cili fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë.

Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte. Ani pse, gruaja e të dyshuarit arrin ta largojë njëherë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta godasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një konsumator tjetër për t’i ndarë.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”. I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME