Categories Lajme

Tragjedi në Egje, mbytet gruaja dhe tre fëmijë: Gomonia po vinte nga Turqia

Katër trupa të pajetë, tre të mitur dhe një grua, janë nxjerrë deri më tani në breg në zonën pranë ishullit Chios në Greqi, pasi një varkë me 27 emigrantë u mbyt në mëngjes.

Sipas Rojes Bregdetare, janë shpëtuar 22 persona (14 burra, 7 gra dhe një fëmijë), kurse një tjetër është ende i zhdukur. Autoritetet u njoftuan për incidentin në orën 6:10 të mëngjesit, kur pasagjerët thirrën 112 dhe thanë se po fundoseshin. Sipas “Kathimerini“, menjëherë pas telefonatës, autoritetet kanë bërë një skanim të antenave celulare për të kuptuar se nga cila zonë erdhi thirrja. Fillimisht në vendngjarje shkoi një luftanije Gjermane dhe më pas anijet e marinës greke.

Sipas informacioneve, gomonia kishte një kapacitet prej 10 personash, por në të kishin hipur 27 persona, si pasojë i është shkëputur tërësisht fundi dhe të gjithë kanë rënë në det. Asnjë nga emigrantët nuk kishte veshur jelek shpëtimi. Operacioni, i cili vazhdon, përfshin dy anije detare, një helikopter super puma, një helikopter të ushtrisë greke, një anije të forcave të NATO-s, tre anije peshkimi dhe tre anije lundruese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME