Categories Lajme

Ky është ish-ushtaraku i vrarë në Vlorë, u gjend i pajetë pas 8 ditësh

Personi në foto është Altin Alikaj, ish-ushtaraku i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Policia raporton se plagët në kokën e viktimës janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga a rma e zjarrit. Viktimës i është gjetur një plumb në shpatull në anën e majtë, si dhe një frakturë në kokë.

Po ashtu, mendohet se viktima është dhunuar para se të vritej, ndërkohë që ngjarja ka disa ditë që ka ndodhur.

Po ashtu ka dyshime se ish-ushtaraku ishte përdorues i drogës, kryesisht heroinës. Nga hetimet e deritanishme, ka disa pista që hetohen për v rasjen, ku e para dyshohet që të ketë lidhje për konflikte d roge, por nuk përjashtohet as grabitja. Gazetari  raporton se 46-vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve atij ishte mbajtur pasaporta dhe më pas ka ardhur ilegalisht.

Burimet thanë se pas vrasjes, që mendohet se ka qenë e mirëorganizuar, viktimës i është marrë dhe telefoni, i cili rezulton i zhdukur.

NJOFTIMI I POLICISE, Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se: Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME