Categories Lajme

Ky është shkencëtari shqiptar që po bën namin në Spanjë (Video)

Ka mbaruar studimet në degën Kimi Industriale, në 1986 dhe fitoi titullin ”Doktor i shkencave” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës. Më pas, kreu studime postdoktorate në Hungari, Greqi, Itali, Spanjë dhe SHBA, duke kryer kërkime shkencore në fushën e biosensorëve dhe nanoteknologjisë .

Në vitin 2008 Arben Merkoçi mori titullin “Profesor” ICREA në Spanjë dhe u zgjodh Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Aktualisht, prof. Merkoçi është drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve. Prof. Merkoçi ka botuar mbi 200 artikuj në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka udhëhequr (ose në proces) mbi  30 teza doktorature.

Ka drejtuar e koordinuar dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shërbyer si anëtar i bordeve të vlerësimit të projekteve të Komunitetit Europian dhe agjencive të tjera ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME