Categories Sport

“Ky është vendi im, kjo është Kosova ime”

Florent Hadergjonaj është dashuruar kokë e këmbë në ngjyrat verdhekaltër, më pak se pesë muaj pasi iu bashkua Kombëtares së Kosovës. Mbrojtësi 25-vjeçar vazhdon ta shfaqë krenarinë dhe dashurinë për vendlindjen e prindërve në rrjetet sociale.

Një ditë pasi i ndihmoi Kosovës ta mposhtë Republikën e Çekisë 2:1 në Prishtinë dhe t’ia rrisë vendit shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, ylli i Huddersfield Hadergjonaj zgjodhi Instagramin për t’ia shpallur dashurinë Kosovës. I lindur dhe rritur në Zvicër, Hadergjonaj iu bashkua Kombëtares së Kosovës në maj, pasi e kishte përfaqësuar ekipin kombëtar U21 të Zvicrës paraprakisht.

Ai nuk është penduar aspak për zgjedhjen e duhur që e ka bërë, për ta përfaqësuar vendlindjen e prindërve. Hadergjonaj është duke i përjetuar emocionet e një skuadre të re po të pamposhtur tash e dy vjet, e cila e ka bërë botën t’i kthejë sytë kah ajo.

“Ky është vendi im, kjo është Kosova ime”, shkroi Hadergjonaj në Instagram të dielën. Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.

Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME