Në Komisionin e Jashtëm është zhvilluar intervista me Kastriot Robon, diplomatin i cili pritet që të zërë vendin e Genti Gazhelit, si ambasador i vendit në Turqi, pas dorëheqjes së këtij të fundit për rastin e Alvin Berishës.
Ish ministrja e Jashtme Mimi Kodheli, ka pyetur Robon në lidhje me zhvarrosjen e eshtrave të Sami Frashërit, për ti sjellë në vendin tonë.Kodheli: Në Turqi ndodhen eshtrat e Sami Frasherit, keni menduar momentin qe moret kete propozim qe mund te vije një ditë që eshtrat e Samiut të kthehen?
Robo: Janë bërë perpjekje për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit, por është një figurë kombëtare dhe për vetë turqit. Unë mendoj që nuk është e pamundur, por do e ndjek me prioritet këtë çështje.Ndërkohë që Robo i ka cilësuar si shumë të rëndësishme marrëdhëniet diplomatike me Turqinë.
Robo: Ndonjëherë artikulohet për sa i përket orientimit strategjik, shpesh here flitet për influence të vendeve të treta. Nuk është ky rast për Turqinë pasi kemi marrëdhënie të hershme, historike. Roli dhe rëndësia e Turqisë është rritur dhe me këtë rol duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë dypalësh. Marrëdhëniet me Turqinë kapilare, shtrihen në te gjithë fushat e interesit reciprok
Nder për te paraqitur platformën e punës sime. Nominimin tim e vlerësoj maksimalisht dhe e vlerësoj si një mirënjohje. Të shërbesh si ambasador shqiptar në Turqi është një punë në një vend mik, që kemi partneritet strategjik. Interesa në bashkëpunim rajonal dhe më gjerë. Më bën përshtypje qe dosja e Turqisë është nga më të plota në Ministrinë e Punës së Jashtme. Bie ne sy reciprociteti në shkëmbimin e vizitave me Turqinë. Vullnet politike për te forcuar marrëdhëniet dy palëshe sidomos në marrëdhëniet ekonomiko tregtare.
