Categories Lajme

“La Casa De Papel” i jep fund pritjes, ja kur do dalë sezoni i fundit

“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në platformën  Netflix. Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, tashmë kanë rifilluar të përgatiten skenat e xhirimit.Pas ngjarjeve dramatike në edicionin e katërt, Netflix vendosi edhe për një sezon të fundit, ngjarja e të cilit do të sillet rreth Profesorit (që luhet nga Alvaro Morte).

Pjesë e serialit do të jenë edhe aktoret  Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, të cilët i janë bashkuar kastit për episodet finale.Që nga deklarata e Alex Pinas se si mund të rrjedhë ngjarja, fansat kanë hedhur dyshimet se Miguel Angel Silvestre mund ta portretizojë rivalin e ri të Profesorit. Pritet që të ketë edhe aktorë të rinj në sezonin e pestë që do të jetë gati për publikun deri në fund të vitit 2021, megjithatë ende nuk ka një datë konkrete pasi pandemia vonoi xhirimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME