Categories Lajme

La dy fëmijë të vegjël, flasin familjarët e gruas së ish- pol.icit të vr.arë mbrëmë

Santjago Malko, 26-vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të martës (27 gusht) në kryeqytet, la pas bashkëshorten e ve dhe dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm disa muajsh.I riu ishte i martuar me ish-efektiven e Policisë Dea Riçku, me origjinë nga Dibra dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë tre vjece dhe djalin 14 muajsh, të cilët tani do të rriten pa baba. Çifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin bërë kurs për polic. Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetëpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos. Në një prononcim për gazetën Panorama, familjarët e Deas, e cila tani do duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj të mitur, tregojnë se Santiago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fesë, duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe familjar i devotshem për dy fëmijët e tij.

Një dramë për një vajzë të re në moshë, e cila mbeti pa krahun e saj të djathtë, bashkëshortin dhe e vetme të përballojë sakrificat e rritjes së dy fëmijëve të mitur, ku djali ishte aq i vogël sa nuk arriti as ta njihte mirë të atin, ndërsa vajza do e mbajë mend gjithnjë fytyrën e tij sic e ka njohur deri dje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME