Categories Lifestyle

Konsumimi i alkoolit dëm ton këto organe

Sëmundja alkoolike përbën një nga shkaqet madhore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë sot në botë. Alkooli është shkaku i vetëm më sinjifikativ i patologjive të mëlçisë. Ai është përgjegjës i 40- 80 për qind të rasteve me cirroze të mëlçisë. Sëmundja alkoolike e mëlçisë prek njerëz në vende të ndryshme, me gjendje social-ekonomike të ndryshme, pa dallim feje apo race.

“Është fakt se alkooli është një substancë që abuzohet shumë, e lidhur kjo me koston e lirë dhe toleruese nga organizmi. Përveç kësaj përdorimi i alkoolit po inkurajohet shumë në shoqërinë e sotme dhe siç e shihni dhe vetë ai gjendet në shumë reklama, filma e shfaqje televizive ku e paraqesin si diçka të sofistikuar dhe zbavitëse, gjë që ka nxitur konsumin e tij”, thuhet në një studim. Dihet mirë nga të gjithë që konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë shume organe si: stomakun, zorrët, pankreasin, sistemin nervor qendror dhe atë periferik, por veçanërisht mëlçinë. Por, shumica e njerëzve nuk e dinë që mëlçia është përgjegjëse në radhë të parë për mbrojtjen e vetvetes dhe më pas të organeve të tjera, nga efekti dëmtues i alkoolit.

Mëlçia e mundëson këtë funksion nëpërmjet dy rrugëve. Së pari, duke e transformuar alkoolin në një produkt më pak toksik dhe së dyti duke e shpërbërë atë me anë të sistemit të saj enzimatik. Dëmtimi i mëlçisë ndodh kur dështon njëri ose të dy mekanizmat, si pasojë e mbishtimit të përthithjes së alkoolit nga organizmi. Një nga arsyet pse alkooli mund të dëmtojë edhe organe të tjera është fakti se ai është i tretshëm, si në yndyra ashtu edhe në ujë. Kjo e bën atë të aftë që të depërtojë në organe dhe të ndikojë negativisht në funksionin e tyre jetësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME