Categories Lajme

La infermierinë, për t’u bë kasape: Nuk jam penduar, doja të kisha punën time

Steriotipet i ka lënë mënjanë dhe prej 5 vitesh ushtron zanatin e kasapit. Kjo është Mirela Hallaçi nga Kukësi.

Ka përfunduar me rezultate mjaft të mira studimet e larta për Infermieri të Përgjithshme, por ka zgjedhur të punojë në biznesin e saj.

“Unë kam mbaruar për Infermieri të Përgjithshme me nota shumë të mira, por për mendimin tim, zanati i infermierisë ka qenë shumë i mirë për mua, por kam pasur qejf që të punoj në punën time më mirë.”

E nisi si ndihmëse në dyqanin e bashkëshortit dhe sot menaxhon gjithë biznesin.

“Çdo gjë e bëj vetë, vetëm me punën e mishit merret bashkëshorti. Çdo gjë që vjen në dyqan, unë e bëj vetë, me prodhim, me qofte, me suxhuk, çdo gjë e bëj vetë. Kam edhe punëtorë, por kam qejf që ta shoh edhe vetë.

Nuk pendohet që e ka braktisur infermierinë, thotë se punën që bën e dashuron.

“Edhe pse nuk e ha fare mishin, është profesion shumë i mirë. E kam trashëgimi nga babai.”

Fillimet nuk kanë qenë të lehta, madje është ndeshur në habinë dhe paragjykimet e banorëve të Kukësit.

“Ka pasur raste shumë, më thonë si e menaxhon këtë punë. E bëj me dëshirë shumë të madhe, kam qejf t’i rri në krahë edhe bashkëshortit.”

Puna është e rëndë, qëndron në këmbë deri në mbrëmje vonë dhe nuk ka asnjë ditë pushim.

“Për pushime, nuk kam asnjë ditë pushim.”

Mirela është nënë e 6 fëmijëve dhe në atë pak kohë që i mbetet mundohet t’ju përkushtohet të vegjëlve.

“Është shumë e vështirë, por arrij ta menaxhoj shumë shpejt. Mundohem me sakrifica, me mund që t’ia arrij”.

Megjithatë nuk i mungon ndihma e familjarëve të bashkëshortit. Edhe pse lodhja është e përditshme ndaj klientëve, tregohet e kujdesshme duke u munduar t’ju plotësojë çdo kërkesë.

“Më kanë respektuar dhe më respektojnë shumë. Klienti sot është si mbret, po e respektove, të vjen nesër.”

Mirela, kasape prej 5 vitesh, u bën thirrje të rinjve që synojnë largimin jashtë kufijve, që të angazhohen me punë në vendin e tyre, të mos druhen nga komplekset dhe steriotipet pasi çdo punë thotë ajo, është nder./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME