Categories Sport

La Liga kërkon rikthimin në fushë, futbollistët thonë “JO”

Futbolli spanjoll vijon të jetë i zhytur në kaos, ndërsa për t’i dhënë një goditje të rëndë planit për rinisjen e sezonit kanë menduar vetë futbollistët. Me anë të sindikatës së tyre, lojtarët e Ligës kanë hdhur poshtë protokollin e prezantuar nga Komisioni i Sportit dhe që projektonte rikthimin e skuadrave në fillim në stërvitje dhe më pas në garë për të mbyllur sezonin.

Sipas futbollistëve, protokolli nuk është I qartë dhe dy janë pengesat më të mëdha. Si fillim kërkohet më shumë siguri dhe se nga protokolli i prezantuar nuk qartësohet se çfarë do të ndodhë nëse dikur rezulton pozitiv kur futbolli të kthehet në fushë. Sipas mediave spanjolle, ky qëndrim i sindikatës së futbollistëve minon shpresat për të rinisje të La Liga.

Më parë, lojtarët kishin kundërshtuar edhe mundësinë e grumbullimeve të gjata që do t’i mbanin ata larg familjeve. Tema të nxehta që kërkojnë zgjidhje të shpehtë, pasi koha kalon dhe afati I përcaktuar për të mbyllur sezonin ngushtohet ndjeshëm, duke forcuar edhe skenarin francez për pezullim të parakohshëm të kampionatit.

1588092358 847746 1588092570 Noticia Normal (1)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME