Categories Lajme

“Nuk jam hakmarrës, por kthej nderin”/ 17 vjeçari që ekzekutoi hasmin, “talent” në pikturë (Foto)

17-vjeçari, Florian Përvathi ditën e djeshme mori hak për babanë e tij të v rarë në 2009. Gjon Përvathi u e kzekutua nga vëllai i vi ktimës së sotme, Ndue Lekgjonaj me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Prej vitesh Përvathi kishte pasur probleme me familjen Lekgjonaj, ndërsa sot u mor dhe haku.

Florian Pervathi duket se e kishte të qartë drejtimin e jetës së tij, pas v rasjes së të atit, 13 vite më parë kur ai ishte vetëm 4 vjeç e megjithatë i mbushur me mllef.

Qëllimet e tij, në një farë mënyre, Prevathi i bënte publike edhe në Instagram, ku në përshkrim e profilit të tij shkruan: ” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”. Ndërkohë, në një tjetër postim, i mituri ka publikuar një foto ku shkruhet:

“Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”. “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”, shkruhet në një tjetër postim të Florianit.

Por ajo që trishton edhe më shumë është se Floriani ishte një talent në pikturë siç shikohet nga disa foto të t’ia të publikuara në instagram.

Si ndodhi vrasja e Gjon Pervathit, babait të 17-vjeçarit, Florian Pervathit

Krimi ndodhi në rrugën kryesore që lidh Lezhën me Laçin duke pasur si v iktimë Gjon Pervathit. I biri 14 vjeç dhe një kushëri i tij u p lagosën nga autori, ndërsa e shoqja e v iktimës u v etëhelmua pasi mësoi atë çka kishte ndodhur. Duke kujtuar se veç të shoqit kishte v dekur dhe i biri i vetëm, 40-vjeçarja Martine Përvathi i dha fund jetës me f ostoksinë, duke lënë jetimë brenda ditës 4 fëmijët.

Autori, Ndue Lekgjonaj e ka ruajtur Përvathin e ka qëlluar për vd ekje. Një konflikt i hershëm mes v iktimës dhe fqinjëve të tij, në fshatin Grykë-Manati të Lezhës, u bë shkak për këtë ngjarje të rëndë. Për policinë ishin të njohura konfliktet e pronësisë dhe k anosja me a rmë që Pervathi i kishte bërë fqinjëve, prandaj ai ishte b urgosur e dënuar.

Me makinë i ka ndjekur tre udhëtarët, Gjon Përvathin, të birin, Danielin, si dhe kushëririn Gjergj Përvathi. Në hyrje të Lezhës, e shumë pranë vendbanimit, që nga makina autori Lekgjonaj, rreth 50 vjeç, ka qëlluar me breshëri automatiku. Dy plumba i morën jetën shënjestrës së tij, ndërsa një tjetër aksidentalisht dhe kushëririt të vik timës. Përballë kësaj skene, djali vetëm 14 vjeç është sulur drejt makinës së autorit për ta nxjerrë jashtë, por në tentativë për t’u larguar ai e përplasi fuqishëm.

Tragjedia e familjes Përvathi nuk përfundoi këtu. Martine Përvathi ndërroi jetë pak orë pas v rasjes së të shoqit. Nga të afërm e dëshmitarë që panë skenën e krimit, 40-vjeçarja ka mësuar se veç të shoqit, kishte v dekur dhe i biri. E rënduar nga ky lajm, gruaja ka kaluar në gjendje të rëndë d epresive, duke pirë një sasi f ostoksine, e cila ka qenë fatale për jetën.

Edhe më herët, Gjon Përvathi ishte bërë protagonist i një sherri me a rmë me fqinjët e tij, Lekgjonajt. Ata shpeshherë ishin konfliktuar për kufirin e pronave që kishin dy familjet, derisa në 2008 Lekgjonaj kapi një nga delet e fqinjit që kishin hyrë në tokën e tij, duke u therur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Axhenda/ Mediat greke: Rama viziton Athinën këtë javë! Fjalim në Delphi dhe takim me Mitsotakis?

Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel nën dhé

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME