Categories Lajme

Aksidenti tragjik i merr jetën 32-vjeçarit shqiptar

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi në Itali të mërkurën. Një i ri shqiptar, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me një kamion. Ngjarja ndodhi në autostradë, teksa shqiptari po kthehej për në punë. Shkaqet e ngjarjes janë të qarta për autoritetet. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, por përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri. Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan disa prej kolegëve të tij të punës, por as ata nuk mundën të bënin gjë. Ndërkohë shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME