Categories Sport

Labëria arriti sot një fitore të rëndësishme kundër Përmetit

Laberia arriti sot nje fitore te rendesishme kunder Permetit ne nje ndeshje teper te luftarake te luajtur ne stadiumin Durim Qypi. Permeti vinte ne kete ndeshje te renditur ne vendin e dyte pas 3 fitoresh ne 4 ndeshje te zhvilluara. Trajneri Arlind Rustemi hodhi ne fushe njejten skuader si ne ndeshjen me Memaliaj me te vetmin ndyshim ne mbrojtje ku Admir Kolila debutoi ne vend te te demtuarit Orjad Beqiri.

Permeti e filloi ndeshjen ne sulm, duke rrezikuar disa here porten e Laberise por ishte Laberia qe kaloi ne avantazh ne minute e 41, kur Fabio Dhrami ekzekutoi bukur penalltine e fituar nga vete ai pas nje faulli ne zone nga mbrojtesit permetar. Ne pjesen e dyte, Permeti u hodh ne sulm ne kerkim te golit te barazimit, por mbrojtja e Laberise e udhehequr nga kapiteni veteran Taulant Kuqi dhe Argent Halili arriten ta mbanin porten e Laberise te paprekur. Kjo ishte ndeshja e trete rresht ne te cilen Laberia nuk ka pesuar gol kete kampionat.

Ne minute e 76, Kejson Kumanaku kishte rastin me te mire per te vulosur fitoren e Laberise pas nje pasimi te bukur nga Dhrami, por gjuajtja e tij me porten e boshatisur u prit nga portieri Hoxha.

Trajneri Rustemi u shpreh pas ndeshjes: “Falenderoje skuadren per ndeshjen e zhvilluar ne Permet, cunat kane zbatuar detyrat dhe kane bere maksimumin ne fushen e lojes duke e merituar plotesisht fitoren edhe pse me rezultatin minimal 0-1 per Laberin. Pozitive eshte fakti qe prodhojme loje dhe krijojme shume raste per shenim. Dicka qe duhet te permiresojme ne vazhdim ,te jemi me oportunist dhe te shfrytezojme rastet per gol sepse shperdorojme shume.” Ndeshjen e ardhshme Laberia do te  presi skuadren e Delvines. Laberia falenderon klubin e Permetit per mirepritjen dhe korrektesen e treguar gjate ndeshjes duke I uruar suksese te metejshme ne kampionat. FORZA DJEMA!!! FORZA LABERIA!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME