Categories Lajme

Laç, detaje nga ndodhia atje

Plagoset me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit. Sipas Report Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë pasditen e sotme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1.

Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Por kush është Ervis Martini?

Ai është i akuzuar si i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur. Martini mbeti i plagosur nga ngjarja ndërsa pas 7 muajsh në burg u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj. Ndaj Ervis Martinit prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME