Categories Sport

Atletico mposht Juventusin

Atletico Madrid ka shënuar fitore në përballjen me kampionët e Serie A, Juventus. Në kuadër të International Champions Cup, Atletico Madrid ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2:1. Ishte talenti portugez, Joao Felix, për të cilin u paguan 120 milionë euro, ai që shkëlqeu në radhët e Atletico, duke shënuar dy golat në këtë takim.

Felix zhbllokoi rezultatin pas vetëm 24 minutave lojë, për t’i dhënë epërsinë e parë skuadrës së tij. Pesë minuta më vonë, ishte Sami Khedira ai që riktheu balancën, duke realizuar golin e vetëm të Juventus në këtë takim.

Por, Felix doli përsëri në qendër të vëmendjes, kur në minutën e 33’ shënoi golin e dytë, me të cilin edhe u vendos fati i këtij takimi. Idhulli i tij portugez, Cristiano Ronaldo, nuk mundi të linte gjurmë në këtë ndeshje, por sigurisht duhet të jetë i lumtur që vendi i tij ka një të ardhme të ndritur me Felix. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME