Categories Sport

Laçi likuidon Kukësin, bardhezinjtë rikthehen në garë për titull, vendos Lushkja me një “dopjetë”

Më në fund Laçi rikthehet të bëjë të madhin më të mëdhenjtë, thyen pastër Kukësit dhe mban të ndezur objektivin e tyre të vetëm, titullin kampion. Pesë javë përpara fundit, bardhezinjtë e Shpëtim Duros mbetet faktor në garë katërshe për të triumfuar në Superligë.

Në një ndeshje jo pak delikate, përballë një kundërshtari të dalë jashtë çdo objektivi por sigurisht me emër të madh, ishte Regi Lushkja ai që bën heroin. Vendasit e nisën sfidën me ritmin e duhur ku një gafë e Bruno Lulaj solli një 11-metërsh që në minutën e 5-të.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Regi Lushkja gaboi në tentativnë e parë por topi i mbetur në zonë i dha mundësinë ta dërgonte në rrjetë dhe Laçin në avantazh. Ky episod nuk kaloi pa kontestime me lojtarët e Kukësit që protestuar për parregullsi në ekzekutimin e këtij 11-metërshi.

Eze shpërdoroi disa raste të pastra për të barazuar shifrat dhe në momentin më të mirë të Kukësit, ishte sërish Regi Lushkja që me një gol për katalog dyfishojë shifrat. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me Laçin që arrin të marrë një trepikësh jetik në garë e tyre për të synuar deri në fund titullin kampion.

LAÇI-KUKËSI 2-0
Shënues: Lushkja 6′, 31′
LAÇI (4-2-3-1): Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta (Prenga 83′), Mazrekaj (Ignjatovic 46′), Shehu, Lushkja, Zylfiu (Arbër Deliu 64′), Harmon (Bytyqi 83′), Xhixha (Turkaj 74′). Trajner: Shpëtim Duro
KUKËSI (4-3-3): Xhika, Baravykas, Lulaj (Limaj 46′), Kurdic, Kotobelli (Bytyçi 46′), Taipi, Demiri, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
Kartonë të verdhë: Shehu 39′, Zylfiu 64′, Prenga 85′ / Lulaj 5′, Tsintsadze 76′. Limaj 85′

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME