Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të tunelit të Krrabës, në autostradën Tiranë- Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme
LAJM I FUNDIT/ Aksident brenda tunelit Tiranë-Elbasan, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes
