Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, në rrugën ‘Xhanfize Keko’. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia. Kjo e fundit ka shoqëruar një person, por nuk dihen ende detaje të tjera. Dyshohet që mjeti i cili shihet ne foto ka perpl.asur dy kembesore. Makina “Vollswagen”, me targa AA 544SX, e cila raportohet se ka qene me shpejtesi dyshohet se është përplasur me dy këmbësorët, identiteti i te cileve nuk dihet, e më pas eshte përplasur me një shtyllë. Forcat e policisë janë në vendin e ngjarjes sic e shikoni edhe nga fotot më poshtë:




