Categories Lajme

Lajm i fundit/ Barrikada dhe postoblloqe, policia rrethon Shkodrën

Pas njoftimit se Partia Demokratike e Shkodrës do të zhvillojë një protestë mesditën e së hënës, kur Prefekti ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Policia ka vepruar menjëherë.

Përmes një urdhri të brendshëm janë dhënë porosi të qarta për Policinë vendore, por edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në qarkun e Shkodrës.

Sipas tyre, gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia do të ndërhyjë për të vendosur barrikada në ambientet ku do zhvillohet konstituimi i Këshillit Bashkiak, për të cilin është zgjedhur një auditor në Universitetin e Shkodrës.

Gjithashtu janë marrë masa edhe në hyrje të Bashkisë, por si gjithmonë pritet të ketë përplasje mes Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake, sikurse ka ndodhur vazhdimisht në këtë qark, sa herë që janë organizuar protesta lokale.

Ende nuk ka të dhëna, nëse do të ketë drejtues politikë nga selia blu në protestë, por ajo që është deklaruar deri tani, sipas PD, Shkodër do të ketë shumë qytetarë që do mbështesin protestën dhe rrjedhimisht kundërshtinë për atë që do të bëhet me konstituimin e Këshillit të ri.Shkodranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME