Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Iu përmbys varka nga stuhia, gruaja mbytet në Himarë

Nje milje perballe Dhermiut Policia Kufitare ne bashkepunim me Rojen Bregdetare bene te mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jeten si pasoje e mbytjes ne det. Gruaja që hyri në det me familjen për rrjetat e peshkimit, e cila është identifikuar si Mirela Rama, është gjetur e mbytur. Moti i keq ndikoi në përmbysjen e varkës me të cilën po lundronin. Në orët e para të mëngjesit, gruaja me burrin Robert Rama dhe dy djemtë të identifikuar si Avdul Rama dhe Arsen Rama kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por ngecën tek shpella e Pëllumbave, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Pólicia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë i pólicisë kufitare: Pólicia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Vijon kërkimi intensiv në det, për gjetjen edhe të një shtetaseje që ishte në bordin e këtij mjeti lundrues, e cila dyshohet se është mbytur. Shërbimet e Pólicisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe. Shërbimet e Pólicisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Pólicisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë  kërkimet  intensive me mjetet lundruese të Pólicisë Kufitare dhe të rojës bregdetare. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Pólicia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME